Revolucioni i Real Madrid, si do duket formacioni i sezonit të ri

Real Madrid është duke kaluar sezonin më të dobët të shekullit XXI.

Los Blancos shkarkuan dy trajnerë brenda një sezoni, derisa rikthyen në stol francezin Zinedine Zidane.

Ky i fundit ka paralajmëruar vazhdimisht për një revolucion të madh që do të ndodh te ekipi që ai drejton, përcjell Republika.info.

Marca shkruan se transferimi i Eden Hazard nga Chelsea, Luka Jovic nga Eintracht Frankfurt dhe Ferland Mendy nga Lyon janë të sigurt.

Dyshimi mbetet mesfushori Paul Pogba. Zidane e dëshiron yllin e Manchester United, por brenda zyreve madrilene ekzistojnë shumë dyshimet për të.

Ndërsa ëndërr mbetet transferimi i Neymar në ‘Santiago Bernabeu’. Braziliani mund të kthehet në Spanjë, nëse bën hapin e parë drejt një operacioni të tillë.

Çështja e parave nuk është problem për Florentino Perez, megjithatë ai kërkon shmangjen e konfliktit me drejtuesit nga Katari.

Kështu pretendohet të jetë formacioni i sezonit të ardhshëm te Real Madrid:

(4-3-3):

Courtois: Carvajal, Varane, Ramos, Mendy/Marcelo: B.Diaz, Pogba, Modric: Hazard, Jovic, Neymar.