Lamtumira e mrekullueshme e tifozëve të Ajax për Frenkie de Jong

Barcelona njoftoi muaj më parë se kishte kompletuar nënshkrimin e talentit Frenkie de Jong.

De Jong ishte pjesë e akademisë së Ajax, ndërsa po cilësohet si një ‘Xavi i ri’ për ekipin katalanas.

Mesfushori holandez është i jashtëzakonshëm me topin në këmbë, çka e vërtetoi edhe në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ku Ajax u eliminua në fund nga Tottenham në gjysmëfinale, transmeton Republika.info.

22-vjeçari i dha sot lamtumirën tifozëve të Ajax në daljen e ‘Johan Cruyff Arena’.

Ai u pa së bashku me të dashurën e tij Mikky Kiemeney, teksa tifozët e kampionit holandez ishin të mrekullueshëm, duke kënduar e kërcyer bashkë me lojtarin e ardhshëm të Barcelonës.

De Jong do ta luaj ndeshjen e fundit me fanellën e Ajaxjavën e ardhshme, ku edhe pritet ta festojë titullin edhe matematikisht.