Organizoi seancë për krimet serbe në Kosovë – Beogradi nisë një fushatë kundër Eliot Engel

Me ftesë të kongresmenit demokrat, Elito Engel, ishte organizuar një seancë dëgjimore në Kongresin Amerikan, për krimet serbe të kryera në Kosovë. Aty kanë folur ish-presidentja Atifete Jahjaga dhe Vasfije Krasniqi-Goodman e cila kishte rrëfyer për tmerrin e përjetuar nga ushtria serbe.

Në atë seancë gjerë e gjatë ishin përmendur të gjitha krimet serbe të kryera në Kosovë, e ndërkohë kishte pasur edhe reagime të kongresmenëve tjerë amerikanë të cilët i kishin quajtur serbët ‘mbeturina’, dhe kishin shprehur protestën e tyre se si askush nuk i dënon ata.

E duke se kjo gjë iu ka penguar shumë mediave serbe të cilat kanë nisur një fushatë të egër kundër Eliot Engel, duke thënë se ai paguhet shumë, për gjithçka që e bën për Kosovën.

“Engel është i paguar shumë për shërbimet e tij dhe kontributin e çështjes shqiptare të Kosovës, dhe ne kemi zbuluar se si shkaku i parave një kongresmen amerikan nga New Yorku është shndërruar në një lojtar të përkryer në mbrojtje të Pavarësisë së Kosovës”, pretendon ‘blici’ serb.

Në këtë shkrim të tyre ata përmendin deklaratën e Engel të bërë gjatë seancës dëgjimore në Kongres “ Krimet e Luftës në Kosovë, në kërkim të drejtësisë”, që u mbajt me 30 prill,  ku ai ka thënë se e mbanë në zyrën e tij fotografinë e shtëpive të djegura në  Kosovës, e cila i kujton çdo ditë se sa shumë nevojitet të bëhet për çështjen e Kosovës.

Në këtë  shkrim propagandues të ‘Blicit’ serb kundër Engel, përmendet edhe një deklaratë e bërë nga Ivica Daçiq i cili kishte deklaruar se Engel është një “lobues i çështjes shqiptare, i cili merr para nga shqiptarët’.

Ndër të tjera ata thonë që Engel ka edhe raporte të mira me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën.

“Popullariteti i jep atij një mundësi të madhe komunikimi me spektrin politik në Kosovë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Ramush Haradinaj dhe presidentin Hashim Thaçi”, thuhet në këtë shkrim.

Ndër të tjera pretendohet se ai ka pasur intervenime edhe gjatë kohës kur Haradinaj ishte arrestuar në Francë./GazetaExpress/