Hoxhaj: PDK po e zhvillon vetveten për ta zhvilluar Kosovën

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë për liderët e dekadës së re dëshmojnë unitetin e kësaj partie.

“Zgjedhjet e PDK-së në Kamenicë, për liderët e #DekadaeRe dëshmojnë unitetin e partisë, demokracinë e brendshme dhe përkushtimin për rritjen e mirëqenies së qytetarëve”.

“PDK po e zhvillon dhe modernizon vetveten për ta modernizuar dhe zhvilluar Kosovën”, ka shkruar Hoxhaj në rrjetin social ‘Facebook’.