Milan me transferim 40 milionësh

Milan duket se do të bëjë një revolucion të thellë në skuadër me të përfunduar ky sezon.

Milan po tenton t’i transferojë disa lojtarë gjatë afatit kalimtar veror.

Skuadra italiane e dëshiron me ngulm transferimin e mbrojtësit të Atalantas, Timothy Castagne, shkruan Calciomercato.

23-vjeçari belg ka marrë interesimin e skautëve të Milanit, andaj këta të fundit i duan shërbimet e tij në verë.

Për ta transferuar Castagnen nga Atalanta, rosonerët duhet të paguajnë 40 milionë euro.