Liverpool e demolon Chelsean, vazhdon gara për titull

Liverpool ka fituar bindshëm ndaj Chelseas në kuadër të javës së 34-të në Premierligë.

Liverpool e ka mposhtur Chelsean me rezultat të pastër, 2 me 0, në Anfield Road.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, gjersa në të dytën u shënuan dy.

Sadio Mane shënoi golin e parë në minutën e 51’-të, gjersa dy minuta më vonë Mohamed Salah realizoi një gol të jashtëzakonshëm jashtë zonës së rreptësisë.

Të kuqtë ishin dukshëm skuadër më e mirë se Blutë e Londrës edhe nga ana e statistikave dhe numrit të rasteve për gol, duke i mbajtur kështu gjallë shpresat për titullin e Premierligës pas 29 vitesh.

Pas xhiros së 34-të, Liverpool rikthehet në vendin e parë me 85 pikë, dy më shumë se Manchester City që ka një ndeshje më pak, ndërsa Chelsea është në pozitën e katërt me 66 pikë.