Tifozët e Chelsea me thirrje raciste dhe islamofobe: Salah është bombardues

Një grup i tifozëve të Chelsea janë filmuar duke kënduar këngë raciste dhe islamofobe ndaj sulmuesit të Liverpoolit, Mohamed Salah.

Para ndeshjes së vlefshme për Ligën e Evropës mes Slavia Pragës dhe Chelsea, një grup i tifozëve të këtyre të fundit, janë filmuar duke kënduar këngë raciste dhe islamofobo ndaj yllit të Liverpool, Mohamed Salah.

“Salah është një bombardues” këndonin tifozët e Chelsea, të cilëve nga skuadra e tyre pas filmimeve të bëra, u është ndalur hyrja në stadium për ndeshjen kundër Slavias.

Në anën tjetër, Liverpool ka lëshuar një deklaratë të fuqishme kundër këtyre këngëve raciste ndaj lojtarit të tyre, përcjell Republika.info.

“Videoja që po qarkullon online, ku tregohen thirrjet e liga e diskriminuese ndaj një lojtari tonë, është e rrezikshme dhe shqetësuese. Këtë sezon, ne e kemi parë këtë abuzim nëpër stadiume në Angli, Evropë e kudo tjetër në botë”, shkruhet në deklaratën e lëshuar nga Liverpooli.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Salah është pjesë e një abuzimi. Kujtojmë se lojtari ka përjetuar diçka të ngjashme edhe nga përballja e fundit ndaj West Ham United.

Chelsea të dielën udhëton drejt Anfield për t’u përballur me Salahun dhe Liverpoolin.