Dështon siguria e ‘Facebook’-ut edhe njëherë, ekspozohen të dhënat e miliona përdoruesve

Të dhënat e miliona përdoruesve të Facebook janë duke u ruajtur në serverat e ‘Amazon’, sipas disa hulumtuesve të sigurisë.

Të dhëna shumë të ndjeshme ishin në dispozicion për publikun për t’u parë dhe shkarkuar, duke filluar nga fjalëkalimet, imellë adresat, emrat e llogarisë dhe numrat e identifikimit tek komentet dhe reagimet, transmeton lajmi.net.

Serverat e ruajtjes të së dhënave nuk ishin të mbrojtura me fjalëkalim, që do të thotë që dikush mund t’i shikonte ose t’i shkarkonte të dhënat në to.

Hulumtuesit në kompaninë e sigurisë kibernetike ‘UpGuard’ zbuluan ekspozimin e të dhënave, sipas Bloomberg.

Studiuesit nga kompania thanë se midis të dhënave të ekspozuara ishte një grup i të dhënave nga kompania mediale me qendër në Meksikë, ‘Cultura Colectiva’.

Kjo përfshin rreth 146gb të të dhënave dhe përmbante më shumë se 540 milionë të dhëna të përdoruesve.

Facebook tha për Bloomberg se kishte mbyllur bazën e të dhënave pasi ishte informuar për ekspozimin e tyre.