Hoxhaj: Taksa ka lënduar raportet me partnerët tanë

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se çështja e taksës ka lënduar raportet me partnerët e Kosovës.

Ai  ka thënë se taksa mund ta vrasë mundësinë e arritjes së marrëveshjes me Serbinë.

“Kjo temë është konsumua, kjo temë do të ketë risi kur ne marrim qëndrim në Qeveri. Por një gjë qëndron: taksa I ka lënduar raportet me partnerët tanë. Taksa mundet ta vret mundësinë që gjatë 2019 të ketë një marrëveshje finale me Serbinë”, ka thënë ai në “Analizë dite” te RTK 3.

“Taksa e ka vendosur dialogun me Serbinë në qorrsokak”.

Hoxhaj ka thënë se qëndrimi i PDK-së është që të mbyllen lojërat e fatit.