The Guardian: Si ia hoqi Millosheviqi autonominë Kosovës – arkiva nga e 89’ta

Gazeta prestigjioze britanike ‘The Guardian’, i ka kushtuar një artikull heqjes së autonomisë së Kosovës nga ish-presidenti i Sërbisë, Slobodan Millosheviq, përgjatë vitit 1989.

Artikulli fillon me themelimin e kushtetutës së re nga ana e të akuzuarit për krime lufte në Kosovë, Sllobodan Millosheviq, në funksion të fillimit të kampanjës së tij nacionaliste për një ‘Serbi të Madhe’.

“Në mars të vitit 1989, presidenti serb Slobodan Millosheviç themeloi një kushtetutë të re duke filluar fushatën e tij nacionaliste për të krijuar një “Serbi të Madhe””, thuhet në artikullin e ‘The Guardian’.

Autonomia e plotë, e siguruar më 1974 nga Kosova, bënte që kjo e fundit të gëzonte pothuajse të njëjtat të drejta sikur gjashtë republikat ish-Jugosllave.

Pesëmbëdhjetë vjet më vonë, presidenti serb, Slobodan Millosheviq, i propozoi disa amandamente për kushtetutën e Serbisë, me të cilat Kosovës iu morën shumica e të drejtave autonome.

Ky veprim nxiti protesta të dhunshme dhe më 3 mars 1989 u shpall gjendja emergjente. Në këtë situatë, Beogradi e vendosi pushtetin e drejtpërdrejtë mbi Kosovën.

Tutje, përmes një përmbledhjeje shkrimesh editoriale nga arkivi, prej gazetarë Jan Trajnor dhe Barni Petroviç, gazeta britaneze pasqyron realitetin në lidhje me rrjedhën e ngjarjeve përgjatë viteve të fundit të 80’ta në Kosovë.

Në editorialin e Barney Petroviç theksohet edhe rezistenca e studentëve nga Universiteti i Prishtinës kundrejt policisë speciale serbe në kuadër të protestës së zhvilluar nga këta të parët.

Në po të njëjtin shkrim editorial, rrëfehet edhe dhuna e shkaktuar ndaj 1.000 studentëve në Prishtinë, aq sa raportonte numrin Televizioni Kroat, prej forcave serbe.

Gjithashtu në një shkrim nga arkiva i botuar nga gazetarët Trajnor dhe Petroviq tregohet se si në datën e 21 marsit të vitit 1989, numri i të vrarëve në protestat në Kosovë  nga policia serbe shkoi në 21 e gjithashtu u lënduan dhjetra të tjerë.

Shkrimin e plotë të ‘The Guardian’ mund ta gjeni këtu.