Terroristi në Zelandën e Re kishte planifikuar edhe një sulm në një xhami tjetër

Policia e Zelandës së Re ka refuzuar që ta tregojë lokacionin e xhamisë së tretë që terroristi Brenton Tarrant kishte planifikuar ta sulmonte. Në librin e tij prej 74 faqe, gjithsesi ka shkruar se nëse arrin do të sulmonte një xhami në zonën e Ashburton.

Komisari i policisë së Zelandës së Re, Mike Bush thotë se ai beson se zyrtarët policorë kanë ndaluar sulmuesin i cili ishte në fakt rrugës për ta kryer edhe sulmin e tretë.

Bush thotë se ai beson se policia e di tashmë se për ku ishte drejtuar terroristi por nuk do ta thotë lokacionin sepse hetimet janë duke vazhduar.

Në një libër të shkruar nga Brenton Tarrant, shkruhet se ai do të sulmonte xhamitë në Christchurch, Linëood dhe më pas një xhami tjetër në zonën e Ashburton, nëse do të mund të arrijë të shkojë aq larg.

Bush gjithashtu shtoi se policia ka arritur ta ndalojë terroristin gjatë rrugës për në destinacionin e tretë, 21 minuta pas thirrjes së parë në emergjencë.

Tashmë agjentët e FBI-së kanë arritur në Zelandën e Re për t’i ndihmuar me hetimet.