Karaxhiq dënohet me burgim të përjetshëm

Dhoma e Apelit e ka dënuar Radovan Karaxhiqin me burgim të përjetshëm.

Gjykata e OKB-së ka dhënë vendimin final për Radovan Karaxhiqin.

Kjo Gjykatë e ka dënuar me burgim të përjetshëm Radovan Karaxhiqin, ish-kreun serb që bëri  gjenocid ndaj popullatës civile në Bosnje dhe Hercegovinë.

Karaxhiq është dënuar më 2016 me 40 vjet burgim, duke u shpallur fajtor për gjenocid në masakrën e Srebrenicës më 1995.

Në këtë vend janë vrarë më shumë se 8,000 burra dhe djem myslimanë nga forcat serbe të Bonjës, për të shënuar mizorinë më keqe në Evropë prej Luftës së Dytë Botërore.

Karaxhiq, 73-vjeçar, ish-poet dhe psikiatër, ishte shpallur fajtor edhe për orkestrim të rrethimit të Sarajevës, që ka rezultuar me gati 10 mijë persona të vdekur.

Më shumë se 100 mijë persona janë vrarë dhe rreth 2.2 milionë të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre gjatë Luftës në Bosnjë në periudhën 1992-95.