E dhimbshme: Futbollisti ndërron jetë gjatë lojës

Një skenë e dhimbshme vjen nga futsalli portugez.

Një futbollist 28 vjeçar ka mbetur i vdekur derisa po zhvillonte një ndeshje futsalli.

Fabio Mendes, lojtar i Central Social Sao Zhoao, ka rënë në tokë 13 minuta para përfundimit të ndeshjes, teksa lojtarët dhe tifozët e panë me ankth këtë moment.

Incidenti fatkeq ndodhi në ndeshjen mes Portimonenses dhe Sao Zhoao, në divizionin e dytë të futsallit portugez. Pamjet traumatike tregojnë doktorët e të dyja klubeve, që përpiqen të sjellin në jetë 28-vjeçarin Mendes, pas atakut në zemër.

Pavarësisht urgjencës për ta dërguar lojtarin në spitalin më të afërt, ai ka ndërruar jetë para se të mbërrinte atje.