Chelsea e Napoli kalojnë në çerekfinale të Ligës së Evropës

Chelsea dhe Napoli kanë kaluar në çerekfinale të Ligës së Evropës.

“Blutë” e Londrës fituan 0 me 5 në ndeshjen e dytë ndaj Dynamo Kievit për ta çuar rezultatin e përgjithshëm në 0 me 8. Olivier Giroud shënoi hat-trick teksa nga një gol e realizuan Marcos Alonso dhe Hudson-Odoi.

Në takimin e dytë të 1/8 së finales ka humbur Napoli, por që fitorja e thellë në shtëpi i mjaftoi për kalim tutje. Milik shënoi golin e vetëm të Napolit në humbjen 3 me 1 nga Salzburgu, për të cilin shënuan Dabbur, Gulbrandsen dhe Leitgeb. Napoli kalon tutje me rezultat të përgjithshëm 4 me 3.

Në takimin tjetër, Valendia ka eliminuar Krasnodarin.