Zidane mban stërvitjen e parë, të gjithë të lumtur në Madrid

Pas 284 ditësh, Zinedine Zidane është kthyer te Real Madrid.

Pas një serie të dobët të rezultateve që sollën eliminimin nga Liga e Kampionëve, nga Kupa e Mbretit dhe humbja e të gjitha shpresave për titull në La Liga, Real Madrid vendosi të lirojë nga detyra Santiago Solarin, dhe të hënën zyrtarizoi legjendarin Zinedine Zidane.

Francezi të mërkurën ka mbajtur seancën e parë stërvitore, dhe një gjë ishte e zakonshme për të gjithë.

Kthimi i Zidanes, duke se ka rikthyer besimin te lojtarët, ku të gjithë u panë të buzëqeshur.

Atmosfera e stërvitjes së sotme, ishte e ndryshme nga ajo që jemi mësuar të shohim në ditët e fundit.

Real Madrid deri në fund të këtij sezoni ka edhe 11 ndeshje për t’i zhvilluar në La Liga, dhe e para e pret të shtunën në ‘Santiago Bernabeu’ kundër Celta Vigos.

View image on Twitter