Tetë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen e Ligës së Kampionëve

Janë mësuar emrat e tetë skuadrave çerekfinaliste të Ligës së Kampionëve.

Me fitoret e Barcelonës dhe Liverpool, është kompletuar numri i skuadrave që kanë siguruar kalimin në çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube.

Ajax, Manchester United, Tottenham Hotspur, Porto, Juventus, Manchester City, Liverpool dhe Barcelona, janë skuadrat që kanë siguruar çerekfinalen.

Shorti i fazës çerekfinale do të tërhiqet ditën e premte, me fillim nga ora 12:00.