Bayerni dorëzohet në shtëpi, Liverpool në çerekfinale

 

Liverpooli ka prerë biletën për çerekfinale të Ligës së Kampionëve me një paraqitje shumë të mirë në Allianz Arena ndaj Bayern Munichut.

Skuadra e Jurgen Kloppit arriti të fitojë me rezultat prej 1 me 3.

Ishte Mane ai që shënoi golin e parë në minutën e 26 pas asistimit nga Van Dijk.

Në minutën e 39 vendasit barazuan shifrat me një autogol nga Matip, që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Liverpooli shënoi dy herë. Van Dijk e Mane shënuan për rezultatin përfundimtar 1 me 3.

Liverpooli bëhet ekipi i katërt anglez që siguron kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.