Gold AG publikon projektin “Nënat shqiptare” në bashkëpunim me Shemin

“Nënat shqiptare” titullohet bashkëpunimi i Gold AG me Shemin.

Gold AG u ka kënduar nënave shqiptare në këngën e tij më të re në të cilën vjen në bashkëpunim me Shemin e grupit Ilirët.

Për tekstin dhe muzikën është kujdesur vetë reperi, orkestrimi nga Fatos Canolli ndërsa videoklipi deri në detaje u punua nga M Production.

Në kanalin zyrtar të tij në Youtube, Goldi ka pranuar komente të shumta nga fansat që e përkrahin dhe klikimet nuk kanë munguar.

Gold AG është njëri prej reperëve shqiptarë i cili publikon më së shpeshti këngë me videoklipe.