Numri i viktimave nga aksidenti në Maqedoni shkon në 15

Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie.

Një person raportohet se ka ndërruar jetë gjatë natës ku  e ka çuar në 15 numrin e përgjithshëm të viktimave të autobusit që u rrokullis mbrëmë në rrugën Shkup – Tetovë në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Alsat M bënë të ditur se ka mësuar për vdekjen e këtij personi nga burime jozyrtare.

Të lënduarit tjerë vazhdojnë të qëndrojnë në spitalin “8 Shtatori” dhe disa me lëndime të lehta janë lëshuar në mjekim shtëpiak.

Ndryshe sot në komunën e Gostivarit do të mbahet mbledhje komemorative ku do të merr pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev.

Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme të jashtëzakonshme ka sjellë vendim që 14 dhe 15 shkurti të shpallen ditë zie.