Imazhi që fitoi kontestin e fotografive për kafshët e egra këtë vit

Një fotografi e bukur e dy luanëve, që fërkojnë fytyrat e njëri-tjetrit në Tanzani, është kurorëzuar me çmimin e ‘fotografisë më të mirë’ për kafshët e egra.

Fotoja, me titullin ‘Bond of Brothers’, fitoi konkursin e organizuar nga Muzeu Historik Natyror i Londrës, pasi 16,000 dashamirës të natyrës morën pjesë në një votim publik, transmeton lajmi.net.

Ai u realizua nga David Lloyd, i cili tha se kafshët kishin afruar me dashuri fytyrat e tyre për 30 sekonda para se të riktheheshin sërish në të njëjtën pozitë.

Ai tha se imazhi ‘ilustron emocionin dhe ndjenjën e kafshëve dhe thekson se kjo ndjenja nuk është e kufizuar vetëm tek njerëzit’.

Ndërkohë, janë siguruar edhe fotografi të tjera që konkurruan së bashku me fotografinë e luanëve në kontestin e ‘People’s Choice’.