Lampard zëvendësues i Sarrit? Flet ish-mesfushori i Chelsea

Frank Lampard është emri që po përmendët më së shumti si zëvendësuesi potencial i Maurizio Sarrit në stolin e Chelsea.

Humbja e Chelsea me rezultatin e thellë 6:0 në përballjen me Manchester City ka bërë që pozita e Sarrit tek ‘blutë’ të vihet në pikëpyetje.

Trajneri italian po dështon që ta instalojë stilin e tij të njohur si ‘Sarriball’ tek skuadra londineze, duke shënuar kështu katër humbje në tetë ndeshjet e fundit.

Kështu, po flitet se zëvendësuesi i italianit në stolin e ‘bluve’ mund të jetë ish mesfushori i Chelsea, Frank Lampard.

Por, një gjë të tillë e ka hedhur poshtë vet anglezi, duke thënë se nuk planifikon një gjë të tillë.

“Puna ime është këtu” ka thënë Lampard për mediumin e Derby, gjatë së hënës, transmeton lajmi.net.

“Po punojmë shumë fortë, dhe mendja ime është vetëm tek ndeshja me Ipswich Town të mërkurën dhe Brighton të shtunën” ka thënë ish-reprezentuesi anglez.

Lojtari tutje në konferencën e tij për shtyp ka mbrojtur Maurizio Sarrin duke thënë se kishin përballë një skuadër të fortë si Man City, dhe këto gjëra ndonjëherë ndodhin.