Ekipi kompleton platformën, pasnesër e dërgon në Kuvend

Ekipi Negociator ka kompletuar platformën për dialogun të cilën do ta dorëzojë pasnesër në Kuvend.

Bashkëkryesuesi i Ekipit Negociator, Fatmir Limaj njoftoi se kjo platformë nesër do tu dorëzohet edhe krerëve të shtetit.

“Sot kemi punuar në detaje dhe nga puna e sotme  kemi ardhur në përfundim qe nesër tu dërgohet për komente shtesë krerëve të shtetit. Pastaj pas komenteve të tyre delegacioni do ta votojë draftdokumentin dhe pasnesër platforma dërgohet në Kuvend”, tha Limaj.

Limaj njoftoi se platforma do tu dergohet edhe dy partive opozitare  LDK dhe LVV.