Paul Scholes e fillon karrierën si trajner

Paul Scholes ka filluar edhe zyrtarisht karrierën si trajner.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes, më në fund e ka filluar karrierën e tij si trajner.

Pas shumë vitesh të suksesshme si futbollist, legjenda e ‘Djajve të Kuq’ e ka filluar karrierën e tij si trajner te skuadra, Oldham Athletic AFC.

Scholes mori përvojë shkurtazi si trajner nën menaxhimin e Ryan Giggs gjatë qëndrimit të uellsianit si trajner i përkohshëm në Old Trafford më 2014.

Oldham renditet në vendin e 14-të në League Two 42 pikë, me shumë pak gjasa për t’u ngritur një nivel më lartë, në League One.