Gattuso me deklaratë të madhe pas fitores së Milanit

Gennaro Gattuso është deklaruar pas fitores së madhe ndaj Cagliarit.

Milan e mposhti 3 me 0 Cagliarin në kuadër të Serie A, ndërsa Gennaro Gattuso është shprehur tejet i lumtur.

“Luajtëm mirë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Nuk më pëlqeu mentaliteti i mesfushorëve në pjesën e parë, teksa nuk po kontrollonin aq sa duhet ndeshjen,” shprehet trajneri për Sky Sport Italia.

“Tani është çështje urie, të punojmë të gjithë së bashku. Për shumë vite Milan ka qenë jashtë luftës për Champions që në shkurt, por duhet të thyejmë fatin e keq dhe të luftojmë për të qenë në një pozicion të favorshëm në pranverë.

“Pres më shumë nga Calhanoglu, sepse ka një teknikë mbresëlënëse, por pastaj duhet parë edhe se sa shumë vrapon. Më pëlqen mënyra se si e luan rolin.”, ka shtuar më tej Gattuso.