Milan vazhdon me formë të lartë, Piatek s’ka të ndalur

Milan po vazhdon me fitore në Serie A.

Milan e ka mposhtur Cagliarin në kuadër të javës së 23-të në Serie A me rezultat, 3:0.

Rosonerët kaluan në epërsi fal autogolit të shënuar nga Ceppitelli në minutën e 13’-të, ndërsa Lucas Pauqeta e dyfishoi epërsinë (22’).

Piatek e vulosi fitoren e Milanit në minutën e 62’-të, e që është goli i katërt i tij në tre ndeshje për Milanin.

Pas kësaj xhiroje, Milan gjendet në vendin e katërt me 39 pikë.