Juventus këndellet në Serie A

Juventus i është rikthyer fitoreve në Serie A.

Juventus e ka mposhtur Sassuolon në kuadër të javës së 23-të në Serie A me rezultat, 0:3.

Sami Khedira e shënoi golin e parë për ‘Zonjën e Vjetër’, duke shënuar në minutën e 23’, ku më gola nuk kishte në pjesën e parë.

Pjesa e dytë solli edhe dy gola të tjerë për Juventusin, ku Cristiano Ronaldo (70’) dhe Emre Can (86’), e vulosën fitoren.

Pas xhiros së 23-të, Juventus vazhdon të jetë lider i Serie A-së me 63 pikë, 11 më shumë se Napoli në vendin e dytë.