Barça ndalet nga Bilbao, tash veç gjashtë pikë larg Realit

Barcelona është ndalur edhe nga Athletic Bilbao, duke shënuar barazimin e dytë rresht në La Ligë, e duke lejuar afrimin e Realit në vetëm gjashtë pikë.

Ekipet u ndanë baras pa gola në kuadër të xhiros së 23-të.

Pas 23 ndeshjeve, Barcelona ka 51 pikë të tubuara. Reali është i dyti me 45 pikë, e në pozitën e tretë është Atletico Madrid me 44.