Thaçi: Maqedonia në NATO – fitore e vlerave perëndimore

Presidenti Hashim Thaçi ka uruar gjithë spektrin politik në Maqedoni për nënshkrimin e protokollit që hapë rrugën e anëtarësimi të Maqedonisë së Veriut në NATO.

“Ndërsa, marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shtuar Thaçi

Statusi i plotë:

Nënshkrimi i protokollit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO është një fitore e vlerave perëndimore dhe përafrim i rajonit drejt integrimit euroatlantik.

E përgëzoj gjithë spektrin politik në Maqedoninë e Veriut për këtë të arritur, e cila padyshim do të sjellë më shumë paqe, stabilitet dhe siguri në rajonin tonë.

Ndërsa, marrëveshja gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë hapi tjetër drejt përmbylljes së konflikteve në rajon dhe hapjes së rrugës drejt anëtarësimit në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian./Republika/