A ju kujtohet çfarë kishte ndodhur në ndeshjen e fundit mes Barcës – Realit?

Barcelona dhe Real Madrid takohen në ‘Camp Nou’, për të zhvilluar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Mbretit.

Dy skuadrat më të mëdha spanjolle, vihen përballë njëra-tjetrës edhe një herë, për një tjetër sfidë të paharruar.

Kjo ‘El Clasico’, mund të jetë e dyta këtë vit që mund të zhvillohet pa Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon në fushë.

Ky i fundit tashmë është pjesë e Juventusit, ndërsa Lionel Messi, edhe pse është grumbulluar nga trajneri Ernesto Valverde, nuk dihet nëse do të paraqitet, shkaku i lëndimit të pësuar në fundjavë në ndeshjen ndaj Valencias.

Ndeshja mes Barcelonës dhe Real Madrid, do të jetë e dyta për këtë sezon, pas asaj të zhvilluar në ‘Camp Nou’ në muajin tetor.

Atë kohë, Reali që drejtohej nga Julen Lopetegui, u mund 5:1 nga Barcelona, e cila në këtë ndeshje ishte paraqitur pa Lionel Messin./Lajmi.net/