Konfiskohen 1.35 tonë drogë

Policia e Stambollit sekuestroi 1,35 tonë drogë në operacione të ndryshme në mbarë qytetin, njoftoi Ali Yerlikaya, guvernator i Stambollit.

Përmes Twitterit ai tha se gjatë operacionit ishin arrestuar të paktën pesë persona.

Sipas guvernatorit, Departamenti i Antidrogës në polici ka sekuestruar në total 850 kilogramë heroinë në lagjet e Stambollit, Sariyer dhe Suktanbeyli, në të cilat u arrestuan dy persona.

Po ashtu ai tha se janë sekuestruar 500 kilogramë kanabis OMGJ të zbuluar në një kamion dhe se u arrestuan tre persona të dyshimtë për kontrabandim të drogës, por nuk saktësoi vendin, shkruan AlsatM, përcjell albinfo.ch.

Policia turke javën e kaluar sekuestroi mbi 1,5 tonë heroinë në provincën lindore Erzurum, që ishte sekuestrimi më i madh në historinë e Turqisë.

Sipas policisë, forcat turke të sigurisë në vitin 2018 sekuestruan 17,3 tonë heroinë dhe arrestuan mbi 1 500 persona.