Këtë që e bëri Messi mbrëmë, nuk e ka bërë askush në shekullin 21-të

Edhe kur nuk starton, Leo Messi na impresionon të gjithëve me paraqitjet e tij.

Barcelona e mposhti mbrëmë Leganesin me rezultat 3 me 1 në Camp Nou, ndërsa Leo Messi e startoi ndeshjen nga stoli.

Ylli argjentinas ishte lënë në bankën rezervë nga Ernesto Valverde, në mënyrë që të jetë i gatshëm për ndeshjet në Ligën e Kampionëve.

Messi u fut në minutën e 64’ në lojë, duke e zëvendësuar Carles Alenan, ndërsa Barcelona ishte duke barazuar 1 me 1 ndaj Leganes.

Por statistika më mbresëlënëse është se 31 vjeçari ka shënuar më shumë gola si një zëvendësues sesa çdo lojtar tjetër në La Liga në shekullin e 21-të.