Politikanët me përkrahjen më të madhe në rrjetet sociale

Dihet se politikanët në Kosovë për komunikim me qytetarë më së shumti prej rrjeteve sociale e përdorin “Facebook-in”.

Por cilët janë politikanët kosovarë që marrin më së shumti pëlqime (Likes-Reactions) apo shpërndarje (Shares) në shkrimet në “Facebook”?

Në bazë të një hulumtimi të portalit Republika.info në lidhje me përkrahjen me politikanët që kanë përkrahjen më të madhe në “Facebook” me një mesatare të lartë të pëlqimeve dhe shpërndarjeve dalin të jetë: Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku, kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, kryetari i PDK-së dhe i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, kryeministri Ramush Haradinaj, presidenti Hashim Thaçi, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa e të tjerë.

Një rezultat i tillë del edhe në bazë të analizës së përkrahjes që kanë marr këta politikanë në statuset e fundit.

  1. Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku ka marr mbi 5500 pëlqime dhe mbi 200 shpërndaje në shkrimin e publikuar nga Haga ku po shoqëronte babain e tij dhe ish-komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku për intervistim në kuadër të Gjykatës Speciale.

  1. I dyti me përkrahjen më të madhe në “Facebook” del të jetë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai në statusin e fundit në të cilin ka shkruar për një anëtarësim të ri në partinë e tij, ka marr mbi 3000 pëlqime (likes) dhe mbi 100 shpërndarje.

  1. Kryetari i Kuvendit dhe i PDK-së, Kadri Veseli në statusin e fundit ka marr mbi 1700 pëlqime dhe mbi 45 shpërndarje.

  1. Kryeministri dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj në shkrimin e fundit ka marr mbi 1400 pëlqime dhe mbi 90 shpërndarje.

  1. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka marr mbi 1100 pëlqime në shkrimin e fundit ku shkruan për miqësinë me ShBA-në.

  1. Zëvendëskryeministri, Behgjet Pacolli ka marr mbi 400 pëlqime.

  1. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka marr mbi 300 pëlqime (reagime) dhe mbi 60 shpërndarje.

  1. Kryetari i Prishtinës dhe i PSD-së, Shpend Ahmeti poashtu ka marr mbi 300 pëlqime në shkrimin e fundit.

9. Kurse nga gratë me përkrahjen më të madhe del te jete deputetja e LDK-së Vjosa Osmani me mbi 200 pëlqime.

10.  Deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu poashtu ka marr rreth 200 pëlqime.