Salahu i siguron fitoren Liverpoolit ndaj Brightonit

Liverpooli ka arkëtuar pikët e plota në një ndeshje të vështirë në udhëtim te Brightoni.

Skuadra e Jurgen Kloppit shënoi fitore minimale në këtë takim, përkundër që e dominoi takimin dhe krijoi mjaft raste shënimi.

Golin e vetëm në këtë takim e shënoi Mohamed Salah në minutën e 50 nga penaltia.

Liverpooli vazhdon të jetë lider me 57 pikë, derisa Brightoni në vendin e 13 ka 26 pikë.