Milan pas yllit të Manchester Unitedit

Milan janë në kërkim të një mesfushori dhe duket se lojtarin e duhur e kanë gjetur në Manchester United.

“Rosonerët” po kërkojnë që të nënshkruajnë me Marouane Fellaini, raportojnë mediet belge.

Me largimin e Jose Mourinhos nga pozita e trajnerit të United, me gjasë do të limitohen edhe minutat e Fellainit.

Milan po synon ta transferojë lojtarin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi më parë kishin dështuar ta transferojnë lojtarin.

Në garë për lojtarin janë edhe Porto dhe Guangzhou Evergrande që do t’i bëjnë konkurrencë Milanit.