Dua Lipa nominohet në dy kategori në “Brit Awards 2019”

Edhe vitin 2019 e ka nisur mbarë.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa edhe këtë vit po vazhdon të jetë e angazhuar.

Në foton e fundit të ndarë me ndjekësit, ajo bën të ditur se është nominuar në dy kategori në “Brit Awards 2019”.

Me projektet “One Kiss” dhe “IDGAF”, si video më të mira. “E nominuar në dy kategori…Çfarë, Faleminderit. 12 janari duket të jetë një prej librave. Ju dua, ju dua, ju dua shihemi atje”, janë fjalët e saj.

Lipa edhe vitin e kaluar ka qenë e nominuar në evente të mëdha e cila deri më tani ka rrëmbyer çmime të shumta.

Kujtojmë që, ceremonia e ndarjes së çmimeve BRIT Awards do të mbahet më 20 shkurt 2019.