Qëllohet me tetë plumba reperi i njohur

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Puerto Rico.

Reperi homoseksual, Kevin Fret, u qëllua për vdekje në Puerto Rico, shkruan The Guardian, transmeton lajmi.net.

Kevin Fret, ylli në ngritje, 24 vjeç, ishte qëlluar ndërsa ishte duke hipur në një motoçikletë në San Juan, kurse vdekja e tij u konstatua pasi u dërgua në një spital aty pranë.

Me vdekjen e tij në Puerto Rico, bëhet e ditur se në këtë vend ka pasur më shumë se dy vrasje brenda ditës.

“Nuk kam fjalë ta përshkruaj ndjenjën dhe dhimbjen që e kemi që humbëm një person me aq shumë ëndrra” , ka shkruar menaxheri i tij, Eduardo Rodriguez.