Rabiot e tepron me kërkesat ndaj Barcelonës

Është bërë e ditur ditë më parë se Barcelona dhe Adrien Rabiot kanë arritur marrëveshje dhe lojtari do të kalojë në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

Por, së fundmi po del të shfaqet një problem, si pasojë e kërkesave të tepërta të lojtarit.

“Sport” shkruan se marrëveshja mund të dështojë pasi lojtari po dëshiron që në kontratën e tij të sigurohet një “çudi”.

Francezi dëshiron t’i garantohet në kontratë që ai nuk do të luaj si mesfushor defenziv.

Kujtojmë se Barcelona gjithashtu thuhet se ka arritur marrëveshje edhe me Frenkie de Jong dhe shumë lehtë mund heq dorë nga Rabiot.