Në Gjakovë trashësia e borës ka arritur deri në 1 metër

Ilustrim

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka marr kërkesë nga Komuna e Gjakovë për t’i dal në ndihmë për pastrimin e rrugëve.

Trashësia e borës në Gjakovë sipas Ministrisë së Infrastrukturës ka shkuar deri në 1 metër.

Ky është njoftimi i plotë i Ministrisë së Infrastrukturës:

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, pas kërkesës zyrtare nga ana e komunës së Gjakovës, i ka dalë në ndihmë kësaj komune në pastrimin e rrugëve. Gjakova është një nga rajonet më të rënduara nga reshjet e borës, trashësia e së cilës ka arritur deri 1 metër.

Për pasojë rrugët e kësaj komune janë vështirë të kalueshme për dy ditët e fundit. Me kërkesë zyrtare të komunës së Gjakovës, Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, me kapacitetet që ka do të intervenojë në pastrimin e rrugëve nga bora në këtë komunë.

Rikujtojmë se rrugët që janë në menaxhimin e MIT, janë në gjendje të mirë për qarkullim.​