Edhe nesër borë, këto janë temperaturat

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe nesër në vendin tonë do të ketë reshje të borës.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, nesër në vendin tonë do të mbajë mot i vranët dhe vende-vende në orët e hershme të ditës parashihet të ketë reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Sipas IHMK-së, pjesa tjetër e ditës do të mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe pa reshje.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 0 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-4m/s.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e nesërme të qyteteve kryesore të vendit.