Vjen me imazh nga Gjermania, Era Istrefi bën ndryshimin që nuk e prisnit

Këngëtarja, Era Istrefi është duke bërë një ndryshim te pamja e saj.

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Era Istrefi ka postuar një fotografi në Instagram e cila gjendet në një parukeri, shkruan lajmi.net.

Istrefi momentalisht gjendet në Gjermani e që nga atje nuk ka ngurruar t’i tregojë fansave për ndryshimin që po bën.

Sidoqoftë, ajo  nuk ka zbuluar më shumë përveç fotos në proces e që nuk dihet se çfarë u bëri flokëve edhe pse deri më tani ka bërë eksperimente të ndryshme.

Sa i përket karrierës muzikore, vitin që e lamë pas Era korri suksese të mëdha me projektet dhe bashkëpunimet që solli. /Lajmi.net/