Chelseas i kushton 55 milionë euro sulmuesi i njohur

Problemet në fazën e sulmit dhe golat e munguara gjatë pjesës së parë të sezonit mund të zgjidhen nga Chelsea këtë afat kalimtar.

‘Blutë’ e Londrës janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 55 milionë euro në sulmuesin e Bournemouth, Callum Wilson.

26 vjeçari është vetëm një alternativë e dytë për Chelseas, dhe do të aktivizohet në rast dështimi të transferimin të Gonzalo Higuain, shkruan ‘SkySports’, përcjell ‘lajmi.net’.

Trajneri Maurizio Sarri dëshiron që në fazën e sulmit t’i sigurohen shërbimet e Gonzalo Higuain, me të cilin ka punuar edhe në të kaluarën te Napoli.

Transferimi i Higuain nuk është i lehtë, kur dihet se sulmuesi argjentinas është në pronësi të Juventusit, ndërsa është i huazuar në Milan.

Sidoqoftë, dështimi për të transferuar Higuain në ‘Stamford Bridge’, do të bëjë që Chelsea të tentojë sulmuesin e Bournemouth, i cili në 23 ndeshje ka shënuar 10 gola./Lajmi.net/