Interi nuk e apelon dënimin, por ka një kërkesë interesante për federatën

Interi ka vendosur të mos e apelojë vendimin për mbylljen e stadiumit, por i ka kërkuar Federatës së Futbollit të Italisë që t’i lejohet mbushja e stadiumit me fëmijë për ndeshjen e ardhshme kundër Sassuolo.

‘Zikaltërit’ janë dënuar me dy ndeshje me tifozë për koret raciste ndaj mbrojtësit të Napolit, Kalidou Koulibaly, në fitoren 1:0 që shënuan në ‘San Siro’, me golin e shënuar nga Laurtaro Martinez.

“FC Internazionale Milano njofton se nuk do të apelojë ndaj vendimit të marrë nga gjyqtari i Ligës Serie A për ngjarjet që ndodhën gjatë ndeshjes Inter – Napoli në 26 dhjetor . Klubi ka ngritur një kërkesë në FIGC dhe Lega për të ofruar mundësinë për vajzat dhe djemtë nga Scuole Calcio dhe Centro Sportivo Italiano të Nerazzurrit për të ndjekur ndeshjen kundër Sassuolo, e planifikuar për në 19 janar, e vlefshme për javën e 20 të Serie A”.

“Ne besojmë se është një nismë e rëndësishme për të nisur një sinjal të fortë dhe të qartë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe dhunës”, thuhet në njoftimin e klubit italian.

Kampionati italian rikthehet më 19 janar, dhe Inter në ‘San Siro’ pret Sassuolon.

Kujtojmë se Inter renditet në vendin e tretë në Serie A me 39 pikë të mbledhura./Lajmi.net/