Alisson: Ja pse e refuzova Chelsean dhe zgjodha Liverpoolin

Alisson Becker ka thënë për ‘FourFourTwo’ se ka zgjedhur Liverpoolin verën e kaluar, sepse dëshironte të ishte pjesë e historisë së tyre krenare në Evropë.

Portieri brazilian, verën e kaluar u bë portieri më i shtrenjtë në histori të futbollit, kur për 67 milionë funte nga Roma kaloi te Liverpool, ndërsa këtë rekord pak ditë më vonë e theu Chelsea, me transferimin e Kepa Arrizabalaga nga Athletico Bilbao, për 71.6 milionë funte.

Pak muaj pas transferimit te Liverpool, Alisson ka pranuar se ka mundur të transferohet edhe te Chelsea, por ka refuzuar këta të fundit.

“Unë zgjodha Liverpoolin për të njëjtat arsye që shkova te Roma pas largimit të parë nga Brazil, mendova se do të ishte lëvizja më e mirë në karrierë për mua”, ka deklaruar Alisson, përcjell ‘lajmi.net’.

“Chelsea po ndryshonin trajnerët dhe nuk luanin në Ligën e Kampionëve. Unë po ashtu gjithmonë kam admiruar historinë e Liverpoolit. Ky klub ka pesë tituj të Evropës në dhomën e trofeve. Unë vërtetë doja të bëhesha pjesë e kësaj historie”.

“Isha shumë afër të fitoja trofe me Romën, dhe po punoj shumë që këtë ta bëjë me Liverpoolin. Çfarë kuptimi ka jeta nëse nuk luftohet për ëndrra? Unë ëndërroj të fitoj Ligën e Kampionëve”./Lajmi.net/