Si të trajtoni dhimbjet, vetëm përmes prekjes së këtyre pikave në shuplakë të dorës

A keni prekur ndonjëherë ndonjë pjesë të caktuar të dorës ose fytyrës dhe keni ndjerë një ndjesi krejtësisht të ndryshme të trupit, duke konsistuar në një lidhje ndërmjet nervit dhe muskulit në dy pika të trupit tuaj?

Bazuar në disa përvoja, prekja e disa pikave në shuplakën e dorës zbut dhimbjet, përkatësisht trajton ato, transmeton lajmi.net.

Është e vështirë të gjesh dëshmi për lidhjen e këtyre pikave me sistemin nervor, megjithatë një numër i madh artikujsh e kanë jetëzuar këtë teori.

Dega shkencore mjekësore e cila pohon teori të tilla është refleksologjia, shkencë kjo që lulëzonte në epokën e ndritshme të Lindjes së Mesme.

Sido që të jetë, t’i ndjekim disa prej metodave të tyre për lehtësimin e dhimbjeve përmes pëllëmbës së dorës.

Qendra e shuplakës

Kjo pjesë thuhet të jetë e lidhur me rregullimin e stomakut, problemeve digjestive apo dhimbjeve të barkut. Përmes masazhimit të saj, sipas refleksologjisë, ju mund të lehtësoni të gjitha dhimbjet.

Pjesa e mishit të shuplakës së dorës (pjesa e poshtme)

Pjesa e plotë e shuplakës së dorës tuaj supozohet të jetë e lidhur me problemet e zemrës dhe funksionet hormonale.

Pjesa e jashtme e shuplakës së dorës

Problemet e apendiksit mund të shërohen përmes prekjes së kësaj pjese. Njëkohësisht, kjo pjesë ndihmon edhe në rregullimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Gishti i madh

Disa njerëz që vuanin nga depresioni ose ankthi pohuan se ushtrimi i presionit në këtë pjesë lehtësonte këto dy gjendje. /Lajmi.net/