Ushtritë më të fuqishme në botë, SHBA-ja prin bindshëm

Derisa bota është duke u përballur me sulme terroriste dhe formimin e organizatave të ndryshme terroriste, vendet e fuqishme të botës kanë rritur shpenzimet sa i përket mbrojtjes me qëllim që të ruhet paqja në botë.

E kur flasim për sigurinë nuk ka sesi të mos prijnë bindshëm Shtetet e Bashkuara, që investojnë miliarda dollarë në mjete të blinduara, aeroplanë, helikopterë e pajisje të ndryshme që pak vende i kanë.

“Global Firepower Military” ka përpiluar edhe sivjet listën e vendeve me ushtritë më të fuqishme, e kur flasim për ushtritë nuk nënkuptohet vetëm për nga numri i ushtarëve, por edhe nga pajisjet si anijet luftarake, helikopterët, aeroplanët, dronët, tanket e mjetet e tjera të blinduara.

Megjithatë për t’i pasur në dispozicion të gjitha këto për të ruajtur paqen anembanë botës, duhet investuar miliarda dollarë ku edhe kësaj radhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës prijnë bindshëm me një buxhet të ndarë për ushtrinë prej 647 miliardë dollarë.

Pas Shteteve të Bashkuara sa i përket buxhetit të ndarë për ushtrinë, renditet Kina me 151 miliardë dollarë që megjithatë është shumë herë më i vogël sesa ai i ushtrisë amerikane. Ndërkaq Rusia ndan brenda vitit vetëm 47 miliardë dollarë.

Më poshtë ju sjellim të dhëna nga “Global Firepower Military” që tregojnë në detaje për vendet me ushtrinë më të zhvilluar.

SHBA

Popullata totale: 326,625,791

Personeli total ushtarak: 2,083,100

Forca totale e aeroplanëve: 13,362

Aeroplanët luftarak: 1,962

Tanket: 5,884

Asetet totale detare: 415 + njëzetë aeroplanmbajtëse

Buxheti i mbrojtjes: 647 miliardë dollarë

Rusia

Popullata totale: 142,257,519

Personeli total ushtarak: 3,586,128

Forca totale e aeroplanëve: 3,914

Aeroplanët luftarak: 818

Tanket: 20,300

Asetet totale detare: 352 + një aeroplanmbajtëse, tani për tani jashtë funksionit

Buxheti i mbrojtjes: 47 miliardë dollarë

Kina

Popullata totale: 1,379,302,771

Personeli total ushtarak: 2,693,000

Forca totale e aeroplanëve: 3,035

Aeroplanët luftarak: 1,125

Tanket: 7,716

Asetet totale detare: 714 + një aeroplanmbajtëse

Buxheti i mbrojtjes: 151 miliardë dollarë.