Shkëmbimi i yjeve mes Interit dhe Real Madridit që mund ta ‘dridh’ afatin kalimtar

Inter dhe Real Madrid mund ta ‘dridhin’ afatin kalimtar të verës së vitit 2019.
‘Corriere dello Sport’ raporton se një shkëmbim i mundshëm i yjeve mes Interit dhe Real Madridit, do të merrte vëmendjen në tregun kalimtar të verës së ardhshme.

Protagonistët e këtij shkëmbimi janë Mauro Icardi dhe Toni Kroos.

Inter janë në dijeni me problemet që mund të shfaqen në rinovimin e kontratës me Icardin, dhe po mendojnë mundësinë e përfshirjes së tij në negociata me Real Madrid për Toni Kroos.

Icardi është një dëshirë e Real Madridit prej kohësh, dhe këto dëshira janë ‘rindezur’ këtë vit pas largimit të Cristiano Ronaldos në drejtim të Juventus.