10 parashikimet për vitin 2019: Messi fiton “Topin e Artë”, Liverpool fiton Premierligën …

Viti kalendarik 2018 ishte një ndër vitet që solli më së shumti befasi në botën e futbollit.

Largimi i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid për të kaluar në Juventus, për shumë kë ishte befasi e madhe.

Gjithashtu, triumfi i Luka Modric në garën për “Topin e Artë”, kundër Ronaldos dhe Messit ishte ajo që shumë pak njerëz e kanë menduar.

Por, çfarë do të ketë nga futbolli për vitin 2019?

Më poshtë ju sjellim 10 parashikimet nga “Goal” për vitin 2019 në botën e futbollit.

1 – Juventusi do ta fitojë Ligën e Kampionëve

2- Rikthimi i Mourinhos në Real Madrid

3 – Antonio Conte do të jetë zgjidhja më e mirë për Man Utd

4 – Kombëtarja e Amerikës në kategorinë e Femrave do ta fitojë Kupën e Botës

5 – Numri i trajnerëve anglez në Premierligë do të jetë në zbritje

6 – PSG do ta humb një yll të madh

7 – Messi do ta rikthejë “Topin e Artë”

8 – Anglia do të triumfojë në Ligën e Kombeve

9 – Brazili do të jetë superior

10 – Klopp do t’i jap fund pritjes së Liverpool për titullin në Angli.