Shkencëtarët zbulojnë përfundimisht kurën për shërimin e HIV

Shkencëtarët kanë njoftuar një zbulim të madh potencial në luftën kundër HIV.

Studiuesit në Institut Pasteur të Parisit pohojnë se ata kanë shkatërruar me sukses qelizat e infektuara me virusin, i cili zakonisht trajtohet me ilaçe antiretrovirale, transmeton lajmi.net.

Medikamenti nuk ka qenë në gjendje të heqë virusin nga trupi, por revista mjekësore Cell Metabolism dje publikoi gjetjet që shkencëtarët njoftuan se kishin gjetur një mënyrë për të eliminuar rezervuarët e qelizave të infektuara.

Në një njoftim për shtyp, të mundësuar në EurekaAlert, një zëdhënës i Institutit Pasteur tha se “trajtimi antiretroviral i përdorur sot është projektuar për të bllokuar infektimin me HIV por nuk është në gjendje të eliminojë virusin nga trupi”.

Studimi përfundon duke deklaruar se hulumtimi hap mundësinë e rrugëve të reja drejt remizimit duke eliminuar të tëra qelizat rezervë.