Gjumi i tepërt, i dëmshëm për shëndetin tuaj

Gjumi i tepërt është lidhur me një rrezik më të madh të sëmundjes dhe vdekjes, sipas një studimi të botuar të mërkurën.

Fjetja e vetëm dy orë më shumë se gjashtë deri në tetë orë të rekomanduara në natë u shoqërua me një rritje të rrezikut për goditje ose dështime të zemrës deri në 41 për qind, sipas studiuesve, botimi i të cilëve shfaqet në European Heart Journal.

“Rreziqet më të mëdha të sëmunjdve kardiovaskulare ishin te ata persona që flinin më shumë se gjashtë orë në ditë, dhe e njëjta gjë nuk mund të thuhej për personat të cilët bënin më pak se gjashtë orë, tha Wang.

Një arsye e mundshme për rrezikun në rritje mund të jetë që njerëzit tashmë kanë kushte themelore që i bëjnë ata të flenë më gjatë – dhe mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare ose vdekshmërisë, shpjeguan autorët e studimit.

“Publiku i gjerë duhet të sigurojë që ata të marrin rreth gjashtë deri në tetë orë gjumë në ditë. Nga ana tjetër, nëse flini shumë rregullisht, bëni më shumë se nëntë orë në ditë, atëherë mund të dëshironi të vizitoni një mjek për të kontrolluar shëndetin tuaj të përgjithshëm “, tha profesori Salim Yusuf, një nga studiuesit.