Shaqiri shënon në fitoren e Liverpoolit ndaj Burnleyt

Liverpooli ka shënuar fitore bindëse në udhëtim te Burnley, me Xherdan Shaqirin që shënoi një gol në këtë takim.

1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm.

Vendasit kaluan së pari në epërsi në minutën e 54 përmes Corkut.

Megjithatë skuadra e Jurgen Kloppit u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre herë në vazhdim të ndeshjes.

Milneri barazoi shifrat ën minutën e 62 pas asistimit nga Origi.

Firmino shënoi pas shtatë minutash nga asistimi i Van Dijkut. Kurse golin e tretë e shënoi Xherdan Shaqiri në minutën e 90+1 pas asistimit nga Salahu.

Në vendin e dytë, me tre pikë me pak se Manchester City, Liverpooli ka 39 pikë. Kurse Burnley në vendin e 19 ka 9 pikë.